Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj dy eksponentëve të PS-së, Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit.WhatsApp Image 2023-05-10 at 17.51.19

Gjatë një takimi me qytetarët në Lushnjë, në mbështetje të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkitë e Lushnjës dhe Divjakës, Berisha tha se Rama ka sjellë si drejtues politik në atë zonë, Taulant Ballën, për të cilin tha se ka shumë mbiemra.

Ai vijoi me akuzat, kur tha se Ballës i ka paguar 54 udhëtime me avion vetëm një trafikant.

Akuza Berisha hodhi edhe ndaj Gjiknurit, për të cilin tha se të ëmës së tij ju vodhën në shtëpi 6 milionë euro që ajo i mbante të fshehura dhe sipas Berishës, paratë ishin të gjitha të vjedhura nga i biri.

“Kandidatë që ju keni zgjedhur, i keni zgjedhur me cilësitë më të arrira. Në krahun tjetër, janë kandidatët e bodrumit të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me qytetarët. Kandidatët për të cilët nuk ka votuar asnjë qytetar i vetëm. Kandidatët që nga mëngjesi në darkë i thurin lavde njeriut që kalon nga me zorrën qorre në gojë nga vendi në vend. Njeriut që tregon se për atë qenie ju nuk ekzistoni. Njeriut që përpiqet që me tallavanë e tij, të mbulojë vjedhjen e tmerrshme që ju ka bërë gjatë këtyre viteve. Të përpiqet të mbulojë sadopak dëbimin nga Shqipëria të 1/3 së shqiptarëve. Të mbulojë braktisjen e plotë të fshatit shqiptar.

Dramën e madhe që ju krijoi bizneseve në fshatrat e Myzeqesë dhe të mbarë Shqipërisë. Asnjëherë nuk ka patur një regjim të tillë, që hap kufijtë për të lënë në fushë prodhimet e tyre, që krijon monopolin e imputeve dhe që bën që dëngu i barit të kushtojë më shumë sesa qumështi i prodhuar. Ka krijuar një rrjet mafioz ku qeveritarët vjedhin miliona, kurse qytetarët ikin dhe vetëm ikin. Nga viti 92 e deri më sot, ne nuk kemi patur zgjedhje kaq të rëndësishme dhe jetike. Për çdo qytetar, për secilin prej jush, për çdo të pakënaqur, me këtë regjim shkohet nga e keqja në zi. A nuk kërkoi ky më parë, më jepni mua tepsinë.

A nuk u vërsul me tërbim për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve? A nuk përdori bordet për të rritur çmimet? A nuk rriti energjinë për bizneset në 220 lekë, kur asnjë kilovat/orë nuk prodhohej nga nafta. KLSH ka konstatuar se Rama ka vjedhur 122 miliardë lekë në 9 muaj me qeverinë e tij. Të ecësh para me Ramën do të thotë të ecësh përpara drejt greminës, të vraposh drejt varfërisë, të vraposh drejt shkatërrimit të shërbimeve, të shëndetësisë, arsimit, biznesit. A është jetik ndryshimi sot? Pak vite më parë njerëzit e ndienin se duhej ndryshimi.

Por pati nga ata që mendonin se Edi Rama do të sillte ndryshimin. Rama jo vetëm që nuk solli ndryshimin, por solli përkeqësimin e gjendjes ekonomike për shqiptarët. Sot Shqipëria me një buxhet 5 miliardë euro në vit, mbështet me ndihmë ekonomike vetëm 20 % të banorëve të saj që kanë nevojë për ndihmë. Cili është motivi i Edi Ramës? “Nuk vdes kush për bukë këtu”, është motivi i Ramës.

Për vete Rama udhëton si sheik, asnjë udhëtim kancelari i Austrisë me avion në dispozicion, kurse zotëria me dhomë gjumi luksoze. Por çfarë i solli Shqipërisë ky përveçse përzuri 1/3 e shqiptarëve nga Shqipëria? Çdo demokrat dhe i paparti duhet ta dijë që Edi Rama do të shkojë në bankën e të akuzuarit me McGonigal dhe e pret fati i tij. E garantoj se do të dënohet për të gjitha firmat e tij. Ka sjellë këtu një përfaqësues të bandave, një Taulant me shumë mbiemra, i cili vetëm nga një trafikant ka të paguara 54 udhëtime me avion.

Urdhëroni kush janë këta. Gjiknurin e ëma e të cilit nuk ishte fshehur 500 mijë si Alda Klosi, por 6 milionë euro ju vodhën asaj në shtëpi, të gjitha të vjedhura nga i biri. Me këta Rama do të mashtrojë shqiptarët. Unë ju bëj thirrje për të nxjerrë në votime çdo lushnjar. A e dëgjoni ju si thërret në çdo takim që të mos dilni në takime, ka frikë dhe tmerr nga vota juaj”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re