Ish-presidenti Bamir Topi, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se Sali Berisha, me aq sa e njeh ai, nuk do të largohet nga drejtimi i PD-së.

Ndërkohë tha se kryeministri Edi Rama, me çfarë ka deklaruar deri më tani, sipas tij ka lënë të kuptohet se edhe zgjedhjet e 2029 do t’i fitojë.

“E kemi bërë këtë analizë për situatën e Shqipërisë në vitin 2030. Këtu kam qenë kur të kam thënë zgjedhjet janë në 2025, ku është 2029-a që ai nuk e përmend? Ai tregon që e ka në xhep. Pse e ka në xhep? Sepse e ka të thjeshtë, rezultati përcaktohet në tavolinë sepse i tillë është sistemi. A ka anomali më të madhe që ti merr vota të duash dhe përkthehen në një mandat ose nuk përkthehen fare. Është anomali”, tha ai.

Duke folur sërish për PD-në dhe listat e saj të kandidatëve për deputetë, Topi tha se në ato të mbyllura Berisha ka vënë njerëz që garantojnë qëndrueshmëri në Parlament, teksa shtoi se Berisha ka qenë i bindur se do të mbetej në opozitë.

“Këta njerëz janë zgjedhur (në listën e mbyllur) për të garantuar opozitë të qëndrueshme në Parlament. Ai (Berisha) ka qenë i bindur që do të ishte në opozitë. Mënyra se si u luajt, për mua ka nxjerrë nga lista e kompeticionit politik në Shqipëri, pothuajse të gjitha partitë që morën pjesë në koalicionin humbës të Sali Berishës. Për më tepër 2-3 kryetarë partish zgjodhën të ishin në listën e hapur dhe morën një rezultat dramatik, që do të thotë se nuk u lejon atyre moralisht që të rikthehen politikisht në krye të partive. Ka një anomali gati totale të opozitës e cila sot përkthehet në një anomali institucionale të opozitës, sepse janë atje bashkërisht”, tha Topi.

Intervista në “Kjo Javë”

Nisida Tufa: Ju thaTë që Berisha nuk është i dëshpëruar por ka një vetëkënaqësi. A shihni ju ndonjë gjasë të afërt apo pak më larg që Berisha mund ta lërë kryetarin e PD dhe dikush tjetër të marrë drejtimin?

Bamir Topi: Jo. Me aq sa e njoh unë kjo nuk ndodh.

Nisida Tufa: Çfarë mund t’i sjellë Berisha PD-së nëse nuk ndodh?

Bamir Topi: Unë nuk shkoj me hipoteza në gjëra kaq të rëndësishme. Do më çosh në krahasime që edhe unë do të pendohem pas emisionit nëse do t’i them. Krahasimin do ta bëja me çfarë ndodh në botën biologjike të njeriut sepse aty i kam krahasimet ndoshta më të vërteta të cilat transkriptohen pastaj në botën politike. Është një e keqe e madhe e demokracisë. Për mua janë të dy, duhet të jem ekuivalent në përcaktim, për mua janë të dy. Tani, njëri nuk gjykohet sepse ai vazhdon dhe vazhdon të fitojë.

Nisida Tufa: Kështu i bie që Rama të jetë gjithnjë në pushtet pas 2025-ës edhe në 2029 e përtej?

Bamir Topi: E kemi bërë këtë analizë për situatën e Shqipërisë në vitin 2030. Këtu kam qenë kur të kam thënë zgjedhjet janë në 2025, ku është 2029-a që ai nuk e përmend? Ai tregon që e ka në xhep. Pse e ka në xhep? Sepse e ka të thjeshtë, rezultati përcaktohet në tavolinë sepse i tillë është sistemi. A ka anomali më të madhe që ti merr vota të duash dhe përkthehen në një mandat ose nuk përkthehen fare. Është anomali.

Nisida Tufa: Për listat e hapura çfarë solli kjo fushatë? Kanë dalë në pah emrat e caktuar më të votuarit si për opozitën dhe mazhorancën. Çfarë sollën këto lista të hapura?

Bamir Topi: Unë para se të dal te listat e hapura, do të qëndroj shumë pak te listat e mbyllura. Listat e mbyllura ishin pjesë e një pazari tjetër dhe vinte nga një koshiencë e brendshme e atyre që bënë pazarin. Janë njerëz të diskredituar në publik dhe dalja e tyre në një terren të hapur, në shkallëzimin sipas votave të marra do të ishin të diskredituar sepse njerëzit nuk i duan. Historia e listave të hapura është historia e njerëzve të cilët nuk kanë bekimin e kryetarëve të partisë. Ata ishin të votuar në primare, u thye një rregull i brendshëm i partisë.

Nisida Tufa: Alimehmeti e ka me sa duket bekimin e Berishës… Berisha po e mbështet që të marrë mandatin…

Bamir Topi: Ky është momenti post factum. Unë po flas për momentin kur bëhen listat dhe vendosen rregullat e lojës. Ai ishte ndër më të votuarit e primareve dhe duhet të ishte në listë të mbyllur, jo për të garantuar vendin e tij në Parlament, por për të garantuar rregullin që e ke vendosur vetë. Nëse thyen rregullin dhe bën sikur e mbështet është post factum. Primaret që zhvillon PD janë gjithmonë autogol. Primaret zhvillohen në një subjekt politik që ka demokraci, ku vota e anëtarëve apo simpatizantëve, përkthehet në një rezultat. Por nëse këtë e kontrollon besniku i kryetarit, çfarë sensi kanë primaret? Vazhdon të na ndjekë ai rregulli i hipokrizisë që vendosim në fillim të emisionit.

Nisida Tufa: Çfarë përfaqësojnë sot besnikët e Berishës të listës së mbyllur?

Bamir Topi: Këta njerëz janë zgjedhur (në listën e mbyllur) për të garantuar opozitë të qëndrueshme në Parlament. Ai (Berisha) ka qenë i bindur që do të ishte në opozitë. Mënyra se si u luajt, për mua ka nxjerrë nga lista e kompeticionit politik në Shqipëri, pothuajse të gjitha partitë që morën pjesë në koalicionin humbës të Sali Berishës. Për më tepër 2-3 kryetarë partish zgjodhën të ishin në listën e hapur dhe morën një rezultat dramatik, që do të thotë se nuk u lejon atyre moralisht që të rikthehen politikisht në krye të partive. Ka një anomali gati totale të opozitës e cila sot përkthehet në një anomali institucionale të opozitës, sepse janë atje bashkërisht.

Nisida Tufa: Berisha tha nuk do të heq dorë deri në shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve dhe do t’ia dal. Po këto deklarata, sipas jush në kuadrin e hipokrizisë janë?

Bamir Topi: Absolutisht që po. Unë e kam vendosur tashmë diagnozën, nuk ndryshon. Niveli i hipokrizisë duhet të vlerësohet, për mua është kthyer në poshtërsi. Unë e kam mbyllur diskutimin për këtë pjesë. Ai mban këtë lloj linje për të garantuar ata njerëz që nuk janë në gjendje të kenë një ndërgjegje politike për të parë, “ore çfarë dua unë me këtë njeri”, “me këtë subjekt politik”, që në mënyrë konstante na mashtron dhe në fund ja ku jemi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko