Kryeministri Edi Rama ka kritikuar takimet elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha ku bie në sy mungesa e respektimit të masave anti-Covid.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë nuk i kursen as dozat e ironisë duke i sjellë në vëmenendje manipulimin me videoregjistrimet e fushatës elektorale.
“Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij!
Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka.
Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit!”, shkruan Rama.