Pasditen e sotme kryeministri Rama inspektoi punimet e rrjetit ujësjellës-kanalizime në fshatin Kume të qytetit të Vlorës.

Gjatë vizitës së tij në rrugën ku po kryheshin punimet, Rama u prit nga një numër i madh banorësh, ku njeri prej tyre me origjinë nga Korça, por me banim në Vlorë, iu ankua kryeministrit në lidhje me procesin e legalizimit të pronës së tij. Kjo shërbeu që Rama të shkëmbente një sërë batutash me qytetarin.

Biseda: Banori: S’kam marrë legalizimin, 10 veta e kanë marrë vetëm unë…

Rama: E ke tepruar pak me lartësinë, por dhe do ta zgjidhim. 10 e kanë marrë ti se ke marrë e tani thua kemi probleme me legalizimin.

Banori: Vetë na thanë hajdeni nga Korça…

Rama: Nga Korça ke ardhur ti? Duke ndenjur me vlonjatët të duket vetja vlonjat por s’je vlonjat. Dëgjo se nuk shkon kjo, rrinë urtë të tërë vlonjatët dhe bërtet korçari. Mos i shiko kështu këta se rrinë kështu si korçarë, se po hapën gojën këta e di si vjen puna pastaj.

Banori: Jemi bërë ne korçarët më shumë se vlonjatët.

Rama: Shaka bëjmë tani, se për fat të mirë kemi ardhur të fillojmë punën dhe shakaja na lejohet. Na e bë një fotografi me këta djemtë tani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re