Kryeministri Rama reagoi në tëitter edhe një herë tjetrë në lidhje me atë që prodhoi marrëveshja për administrimin zgjedhor.

Kreu I qeverisë thotë se Lulzim Basha nuk humbi me dakortësinë për këtë marrëveshje, përkundrazi, pas disa kauzave imagjinare, sipas tij lideri demokrat është kthyer në realitet.

Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.

Për Ramën, marrëveshja e fundit e këshillit politik për administrimin zgjedhor ka edhe një anë tjetër pozitive.

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re