Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Berat, Zija Ismaili në një intervistë për Panorama TV ka folur për projektet e tij për qytetin pas fitores në zgjedhjet e 14 majit, ku tha se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin për çdo hap që do të ndërmerret.

Capture

Ismaili tha se qyteti duhet të marrë të gjitha investimet që meriton për rijetësim pasi është i mbrojtur nga UNESKO dhe se vetë ai ka biseduar me përfaqësues të jashtëm të cilët janë të gatshëm të investojnë në Berat.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se nuk do bashkëpunojë me bashkitë opozitare, ai tha se ky i fundit duhet të dakortësohet me vendimet e qytetarëve dhe bashkia do të jetë e hapur për të gjithë investitorët, jo vetëm fondet që do të ndahen nga qeveria.

“Ky qytet duhet të marrë atë që meriton dhe prona po ashtu. Në zonën historike të Goricës kalojnë mjete të tonazhit të rëndë, si mundet kjo në një zonë të mbrojtur nga UNESKO. Qyteti nuk mund të ketë jetë pa lumin, projekti për Osumin do marrë donacione që i takon dhe qyteti mos të ngelet nën pluhurat që e shkatërrojnë”.

Rama ka deklaruar se nuk do të ketë fonde për bashkitë opozitare, si e shihni ju këtë kërcënim?

Dua ti them të gjitha qytetarëve se bashkia nuk do jetë e Ismailit, por të gjithë qytetarëve. Bashkia do jetë e hapur për të gjithë qytetarët, projektet do i konsultojmë nuk do marrim vendime vetë. Do kemi bord qytetit dhe qytetarët do japin sugjerime. Duke marrë këto vendime dhe kryeministri duhet ta dashurojë këtë qytet të mbrojtur nga UNESKO. Edhe ndërkombëtarët janë të gatshëm të na mbështesin, kam bërë takime me përfaqësues të Bankës Botërore që janë të gatshëm të investojnë në këtë qytetet. Të jeni të sigurt se ky seriozitet do i hapi rrugë të gjithë investitorëve, do e kenë të hapur derën e Bashkisë. Duke u konsultuar me qytetarët, do na hapen dyert.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re