Analisti Agim Baçi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën dje, ku tha se opozita duhet të lexojë urgjent rezultatet dhe të kuptojë se çfarë ka ndodhur me bashkitë ku kandidatët kanë qenë të fortë dhe mund të sillnin fitore për ‘Bashkë Fitojmë’.

Capture

Baçi kritikoi dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili ‘kërcënon’ bashkitë opozitare me mos financim pas zgjedhjeve, ku theksoi se ky i fundit po shpërfill ligjet si në diktaturë.

“Mënyra sesi u bë fushata i ndëshkoi shumë opozitarët, Berisha e ktheu në betejë me Ramën. Kemi një banalizim të gjuhës, frikë e kërcënim nga deklaratat e Ramës se nuk do ketë financime në bashkitë opozitare. Lokalet kanë vendosur, por opozita duhet të lexojë urgjent rezultatet, Elbasan, Lezhë e Shkodër ku figurat kanë qenë të rëndësishme po kemi këto rezultate. Ajo që ndodhi me Belerin i dha dhe fitoren. Kryeministri do e ketë luks që nuk i paragjykoj opozitarët, pasi janë bashki që nuk i prishin punë.

Ai e di shumë mirë që është antikushtetuese ajo që bën por parlamenti nuk e kritikon, dhe nuk ka hetime ndaj shkeljeve të tij dhe e konsideron veten mbret. Ai shpërfill ligjet, si në diktaturë. Është një alarm për të thënë se ne duhet të shkojmë në numërimin e votave elektronike, ku vota për Boçin shkoi drejt Llatajt dhe të shmangim tensionet. Jeta e qytetarit vlen më shumë se mandati”, tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re