Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sulmin ndaj mediave, duke shfrytëzuar situatën e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit 6.4 të shkallës rihter që tronditi vendin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri duke marrë shembullin e Japonisë, shkruan se ky shtet ka marrë masa ekstreme për mediat private.

Më tej Rama kërcënon hapur lirinë e mediave, duke shkruar që mos ta detyrojmë “të bëjë atë që s’ua rrok imagjinata!”

“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”- shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re