Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje për një publikim të bërë ditën e djeshme për një artikull ku shkruante se, kompania që do të ndërtojë Portin e Durrësit, kishte marrë edhe një projekt në Zagreb.

 

 

Ndërsa ky projekt ishte anuluar, kreu i qeverisë ka reaguar sërish dhe ka kërkuar falje për nxitimin.

 

“Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje!”– shkruan Rama.

 

 

Postimi i kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme:

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re