Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha i ftuar në emisionin “Pushteti” që moderohet nga Juela Mecani ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Hoxha tha se PD-ja nuk mund të braktiste këtë proces pasi është detyrim Kushtetues, por sipas tij mazhoranca e prishi marrëveshjen. Gjithashtu Hoxha theksoi se Edi Rama në mandatin e tretë qeverisës dëshiron që të ketë një rol vendimtar në përzgjedhjen e emrit të Presidentit të Republikës.

“Në këndvështrimin tim gjykoj se mazhoranca ka kërkuar të marrë sa më shumë pushtet dhe në këtë rast edhe sikur të ishim në një situatë ndryshe në kampin opozitar, jam i bindur që Rama në mandatin ne tretë qeverisës kërkon të ketë rolin kryesor për presidentin e republikës. Ne kemi detyrim kushtetues për të mos pasur bojkot ndaj unë kam kërkuar në grupin parlamentar që këtij procesi ti shkojmë në 2-3 raundet e para dhe për të propozuar emrat e kandidatëve. Shqiptarëve duhet t’i jepnim propozime të kandidatëve që kanë integritet të frymës së grupit parlamentar të PD-së.

Pse nuk doli PD-ja me 2-3 emra? “Në takimet që ka bërë Kolegji i Kryetarëve me mazhorancën ka pasur një platformë i cili do të conte drejt një emri me të drejtë përzgjedhje dhe ky ishte ajo që ne u nisëm për të bërë propozime konkrete. Për këtë mendoj se loja e mazhorancës ishte me dy fytyra. Balla kërkon konsensus me opozitën, ndërsa në krahun tjetër heshtje e Edi Ramës në kokën e tij për kandidatët që ai ka përcaktuar. Ne mund ta bojkotonim që në raundin e parë tryezën e diskutimeve për zgjedhjen e kandidatëve. PD kërkoi që të kishte dakordësi, nëse do të ishte e siqertë ftesa duhet t’i thuhej opozitës së bashkuar “na sillni emrat dhe unë si mazhorancë ju garantoj që emri i presidentit do të jetë mes emrave që bëhen propozime për presidentin”. Pas masakaradës në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka integritetin mazhoranca ta ketë Presidentin edhe për 5 vite. Ky proces duhet të ishte shumë serioz dhe gjithëpërfshirës. Nuk duhet të kemi një president politik.

Unë nuk dua që grupi parlamentar i PD nuk duhet të paragjykojë kundërshtarin që Rama mund të na përfshinte në një proces me hile. Duhet ti japim një frymë tjetër politikës, unë nuk jam pjesë e farsës së procesit. Unë nuk hyj në bisedime duke menduar për ligësinë që mund të ketë kundërshtari”, tha Flamur Hoxha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re