Gazetari Tomor Avdija në një intervistë për “Panorama TV” ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Rama në raport me Kosovën. Sipas tij, Rama kërkon të ketë epitetin e kryeministrit të madh, por ka dështuar.

Sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare përdor një gjuhë cinike, duke e krahasuar Albin Kurtin me Vuçiçin.

Sa i takon draftit të propozuar nga Rama, Avdija thotë se ai dokument duhet të konsultohet, por nuk mund ta ketë një diplomat apo drejtues i një vendi, pa e patur kryeministri Kurti.

“Sa i përket raportit të fundit apo veprimi i Ramës për të dirigjuar në raportet e brendshme cka nuk e ka bërë asnjë kryeministër i Shqipërisë është parë me sy kritik, por është parë edhe me sy, i cili duhet të ndalohet, nuk është forme e koordinimit dhe veprimit për të përballuar një politike që është armiqësore ndaj kombit tonë në tërësi nga Serbia.

Draft dokumentin unë e quaj një veprim që e kanë bërë edhe të tjerët. Është ide dhe idetë duhet të konsultohen dhe shterohen, por këto në asnjë mënyrë nuk mundet që një dokument ta këtë një diplomat apo një kryeministër i një vendi tjetër pa e patur kryeministri i Kosovës, për arsye është është raport që është obligativ mes dy kryeministrave shqiptarë.

Ajo çfarë është më negative është që deklarimet dhe gjuha e tij cinike, e cila i është adresuar, e ka krahasuar kryeministrin Kurti njësoj si Presidentin e Serbisë, kur presidenti i Serbisë është regjisor, koordinator dhe ekzekutor i masakrave.

Edhe kjo gjuhë është e papranueshme për faktin se don ta ketë epitetin e kryeministrit të madh, por i ka dështuar sepse duhet të luajë rolin që i takon dhe jo rolin agresiv dhe barazues mes dy palëve. Asnjë drejtues i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nuk ka pasur gjuhë të tillë mes dy qeverive. Kjo duhet të ndalohet, por edhe ndihma është shumë e rëndësishme sepse Shqipëria është anëtarë e NATO-s, është na hapat integrues për hyrjen në BE”, tha Avdija.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re