Presidenti i vendit Ilir Meta u pyet nga gazetarët lidhur me akuzat e kreut të qeverisë Edi Rama, se Lulzim Basha ka qenë në anën e serbëve, në luftën e Kosovës.
Meta tha se në një moment të tillë, këto deklarata të Ramës nxisin përçarjen mes shqiptarëve, ndërkohë që vlerësoi me 10 qendrimin që ka mbajtur opozita dhe PD gjatë menaxhimit të situatës së pandemisë në vend.
“Si mund të akuzohet zoti Basha, kur ka qenë modeli në këtë situatë, i sjelljes shembullore, që ka mbajtur qendrim model për pandeminë. Ka qenë jashtëzakonisht bashkëpunues gjatë kësaj periudhe, dhe ekspertët e saj kanë qenë 5 hapa para qeverisë, kjo është e vërteta.
Vazhdojnë që të jenë shumë të përgjegjshëm, se është gjëja më e lehtë për të nxitur reagime, treguesit janë mjaft problematik, nuk mund të vazhdojmë duke e manipuluar këtë vend. Qeveria të reflektojë dhe të bashkëpunojë me opozitën, që ka ekspertë shumë të mirë, dhe opozita në vlerësimin tim ka notën 10. Unë te kjo çështje mund të kem notën 9, se nuk kam mbajtur maskën.
Parlamenti të ngrejë Komision për këtë ligjin që thashë unë, sesi disa oligarkë duan që të marrin miliona nga shqiptarët. Kërkon që të fusë përçarjen ndërmjet qytetarëve, çfarë mund tiu them unë më shumë ju për këtë cështje”, u shpreh Meta.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb