Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për prishjen e pallateve të vjetra.

 

Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërkon të vjedhë pronat e qytetarëve, për të zaptuar zemrën e Tiranës.

 

“Duke përdorur gjoja si shkak tërmetin, Rama kërkon t’u grabisë qytetarëve të Tiranës, banesat e tyre. Vendimi pretendon se gjoja godinat 50-vjeçare do të auditohen teknikisht dhe nëse janë të pabanueshme, do të prishen.

 

Janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës, sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramendëse, ku pastrimi i parave të korrupsionit të kryhet pa asnjë pengesë. Sulm brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre.

 

Ky vendim nuk thotë asgjë për të drejtën e truallit dhe të drejtën e qytetarëve. Shqiptarët i kanë dëgjuar fjalë të tillë dhe kur u shemb tetari. Realiteti është i qartë, qeveria ka përballë botën me ndërtimet që rezultojnë të jenë qindra e mijëra të vjetra. Qeveria po të ishte e sinqertë, do të kishte përdorur mekanizma ligjorë, duke respektuar të drejtat e qytetarëve“.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re