Ish deputeti Gent Strazimiri replikoi me Edi Ramën, pasi, për të mbrojtur sistemin e listave të mbyllura krahasoi Strazimirin me një tjetër të listës jofituese, që është sot në parlament. Duke përdorur variantin e shkurtuar të emrit Edvin, emrit të parë që ka patur Rama, Gent Strazimiri i ka treguar kreut të qeverisë vendin ku do të takohen së bashku.

“Vini?! Më thonë që të paskësh marrë malli për mua!
Mos u mërzit se do të takohemi shpejt!!!!
Në “Piazzale Loreto” të pres siç të kam premtuar, ti veç mbaj këtë drejtim!!!
Sa më shpejt të ecësh, aq më shpejt me takon!”

“Piazzale Loreto” është një shesh në Milano, ku partizanët varën prej këmbësh kufomën e Benito Musolinit. Mes Ramës dhe Strazimirit ka patur përplaske të forta që në 2014-ën, kur Gent Strazimiri denoncoi në mënyrë të përsëritur se Edi Rama kishte futur më parlament 19 deputetë me të shkuar kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re