Kryeministri Edi Rama e konsideron Shqipërinë si një ndër vendet më të sigurta për të huajtë që e vizitojnë atë. Në fjalën e tij gjatë konferencën kushtuar bilancit të sezonit veror, Rama theksoi se vendi është rankuar si një ndër më të sigurta në kontinent, gjë e cila vihej në dukje edhe nga vizitorët.

 

Ai nënvizon se janë regjistruar minus 40 përqind vrasje, ndërsa ironizon edhe ato që kritikojnë qeverinë për punën e bërë.

 

“Këtë vit kemi pasur nivelin më të lartë të sigurisë në 30 e kusur vite. Minus 40 përqind  vrasje, befasuar shumë njerëz sepse jo ne, por barometri europian  e nxori vendin e fundit në kontinent, jo në BE, ne kontinent”, tha ai. “Disa miq që erdhën më bënë shumë për të qeshur sepse e kishin parë këtë gjë edhe ishin habitur. Kishin pyetur, ishin gazetarë, kishin pyetur këtu, por kini parasysh se kush ka ngelur të shajë anglisht edhe në gusht këtu, që si shpjegohet kjo? Çfarë do vjedhin njerëzit këtu sepse s’ka bukë për të ngrënë”, tha ai duke ironizuar kritikët.

 

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se pastërtia është një tjetër pikë e fortë e Shqipërisë, gjë e arritur përmes bashkëpunimit me pushtetin lokal, por edhe me sektorin privat. Gjithashtu, ai shton se shtatori është mbyllur me 1.1 milionë turistë të huaj dhe ky trend pritet të ndiqet edhe në muajt në vazhdim. Megjithatë, kryeministri krahas evidentimit të arritjeve gjatë këtij sezoni, thekson se duhet të ketë kujdes në mënyrë që suksesi të mos kthehet në ‘bumerang’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re