Kryeministri Rama mbrëmjen e së mërkurës ka dalë në atë që ai e ka quajtur komunikimi i fundit kushtuar ekskluzivisht luftës me koronavirusin.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë njoftoi se kjo është java e fundit e masave kufizuese.

LIVE | BILANCI DHE MASAT E PANDEMISE, KRYEMINISTRI EDI RAMA KOMUNIKIM ONLINE ME QYTETARET

Gepostet von Abc News Albania am Mittwoch, 27. Mai 2020

Gjithsesi, Rama shtoi se përjashtim bëjnë aktiviteteve sportive, dasmat dhe funeralet. Po ashtu transporti publik do të rrijë mbyllur edhe për pak.

Rama u shpreh: “…Ata që kanë sy por s’duan të shohin nuk munguan por fatmirësisht ata ishin shumë pak dhe përtej fjalëve të kota, fyerjeve nuk u kthyen në thyerje problematike të masave. Kjo është java e fundit për masat kufizuese, me përjashtim të aktiviteteve sportive, dasmave dhe funeraleve.  Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazheve që do të bëhet kundrejt rregullave, gjithçka tjetër do jetë si më parë.” 

Kryeministri shtoi se veç rasteve të përjashtuara, gjithçka tjetër do të jetë si më parë. Gjithsesi, shtoi ai, sjellja individuale e gjithsecilit nuk duhet të jetë si më parë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re