Kryeministri Edi Rama e ka pritur pozitivisht kërkesën e opozitës për shtyrjen e afatit të skadimit të kartave të ID, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit bën.

Kreu i qeverisë se kjo kërkesë e saj bën sens dhe se do të trajtohet me gjithë seriozitetin e nevojshëm, nderkohe qe ka folur dhe per koalicionin e opozites duke e quajtur nje hibrid te pangrenshem dhe te patretshem

“Kur bëhet fjalë për zgjedhjet, zgjedhjet janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë të aprovuara bashkërisht e cdo propozim i arsyeshëm që secila palë bën e është në interes të zgjedhjeve është absolutisht i mirëseardhur.

Sigurisht që bën sens e patjetër që do trajtohet me gjithë seriozitetin e duhur që të gjitha palët në proces të ndjehen të barabarta sa i takon rregullave”.

Duke theksuar se PS do shkojë e vetme në zgjedhje, koalicionin e opozitës së bashkuar, Rama e ka quajtur një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm.

“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem kur çdo parti garon me simbolin e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe një skuadër të përbashkët.

Ne e kemi pasur të qartë që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit, kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë.

Në kampin tjetër po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm”, tha Rama.

Rama u pyet gjithashtu nga gazetarët edhe për listat e kandidateve, nëse do jenë pjesë e listës së PS edhe kandidatë të opozitës parlamentare?

“Nuk bëhet fjalë për opozitë, por për skuadër me të gjithë ata që janë të gatshëm të përfshihen në vijën e parë të kësaj beteje.

Janë drejtuesit e qarqeve që kanë barrën për të propozuar listën e skuadrës së qarkut. Puna për seleksionimin e skuadrës ka kohë që ka nisur. Kemi bërë një proces për të hapur derën për ata që duan të angazhohen.

Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimit dhe do të përfshijnë të rinj dhe të reja si prurje që vijnë nga rruga e angazhimit dhe ambicjes për të qenë pjesë e skuadrës tonë.

Besoj se do kemi një skuadër fituese”, deklaroi Rama për mediat!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re