Kryeministri Edi Rama është pesimist për aplikimin teknologjisë. Ai ka treguar problemet për finalizimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ndërsa shumica sipas tij, lëshimet i ka bërë dhe pret vetëm pakicën.

“U tha qartë nga ambasadorja, topi është fushën e PD dhe përsa na takon e kemi mbyllur këtë proces. Kemi bërë të gjitha koncesionet e arsyeshme dhe mendoj që kemi në dorë një produkt të mirë. Le të themi se nëse do t’i qëndronim strikt kornizës së OSBE, nuk do ta konsideronim fare teknologjinë. Përsa në takon kemi bërë një studim me dëshirën për ta adresuar këtë problem që alibia e elekretonikës të binte. Nuk është diçka e pabëshme. Problemi është që kërkon kohë. Unë jam pesimist.

ODHIR nuk e inkurajon, por sugjeron që të mos shkojë përnjëherë. Ne donim që zgjedhjet lokale të përdoreshin si pilot. Ne kemi humbur shumë kohë sepse nuk bëhen rregullat e lojës me molotov. Koha është e shkurtër.

Ne hyjmë në vitin e ri zgjedhor në kushtet kur bëjmë kontratën. Jemi në pamundësi objektive. KQZ dhe PD duhet ta marrin përsipër këtë punës. Qeveria do mbështesë financiarisht por për tenderin kontratën dhe implementimin merret KQZ, ndërsa PD të propozojë vetë një zëvendëskryetar për ta ndjekur këtë proces, që nesër të mos kemi avazin e vjetër u sabotua aty, u vodh këtu. Të monitorojë procesin.”, tha Rama në “Opinion”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re