Kryeministri Edi Rama ka dalë në një video-live në rrjetet sociale, ku ka dhënë një mesazh për të gjithë ata të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama shprehet se punimet për rindërtimin e banesave ka filluar dhe se konferenca e donatorëve do të zhvillohet në fund të muajit janar të vitit 2020, ose në fillim të muajit shkurt.

Përsa i përket mos uljes së opozitës në tryezë me mazhorancën, pas ftesave të shumta, Rama tha se nuk merret më me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re