Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly, tha se ka marrë premtimin për të vendosur linjën ajrore të drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë.

Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare falënderoi homologun e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga Egjipti.

“Më lini të shpreh mirënjohjen time për mikpritjen që përcaktohet me ndjenjë e fortë të miqësisë, shpresoj që kjo vizitë të forcojë marrëdhëniet tona. Po ashtu edhe për takimin me presidentin të cilit dua ti shpreh publikisht falënderimet. Më lejoni të them se përpara se Egjipti të bëhej shtet i konsoliduar që është sot, nuk duhet harruar që për shumë dekada sidomos nuk shfaq si ëndrra amerikane,, me mundësi të panumërta që ofronte kultivimi i pambukut. Është një nder dhe e marr me krenari të gjendem këtu dhe të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë.

Nuk dua të flas për të shkuarën apo shtigjet që Muhamet Ali hapi, por do të thoja pak fjalë për pjesën tjetër që për shkak të figurës së tij që ishte imponuese, ndonjëherë ka mbetur pak në hije. Rrethuar nga gjeneralë e komandantë Muhamed Ali i kushtoi një rrugë të tërë punonjësve shqiptarë. Egjipti mirëpriti shumë shqiptarë, emigrantë nga Shkodra, pa harruar Korçën dhe e bëri me të njëjtën hapësi me të cilën priti italianët, grekët apo francezët. Më duhet të them se shqiptarët qoftë të mysliman apo të krishterë ishin administratorë apo edhe doktorë. Kujtoj dr. Mihal Turtulli , i krishterë . Unë jam krenar të them që shqiptarët dhanë kontributin e tyre dhe dhanë shumë për këtë vend.

Shifrat e tregtisë janë modeste ndërkohë që kemi potencial. Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë. Nga pala jonë avionët nuk do të jenë kurrë bosh. Do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet këtu. Dua t’ju falenderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo cka është tipari më i cmuar i Egjiptit, kultuar juaj do të jetë bazë për bashkëpunimin tonë në fushën kulturore. Besojmë që kemi cka t’ju tjegojmë juve. Por ju keni shumë gjëra për t’u treguar njerëzve tonë. Le të shohim nga e ardhmja. Ka pasur një arsye që historia na ka lidhur fort” tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re