Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar sulmin në Banjskë si paralajmërin e rrezikut të përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Në fjalën e tij gjatë takimit me 5 liderët e Europës Juglindore dhe shefin e NATO-s, kryeministri theksoi se është e domosdoshme marrja e masave dhe rritja e pranisë së forcave policore në veri.

 

“Aktivitete, të cilat pastaj ngatërrohen siç e dimë të gjithë edhe me aktivitetin politik me sfond ultra nacionalist që shkakton devijime të rënda si ai i Banjskës, ku humbi jetën një punonjës i policisë së Kosovës dhe ku qartësisht doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të një konflikti që ka vetëm një vend për t’u trajtuar në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar në BE mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

 

Ndërkohë, Rama ofroi gatishmëri për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare në Porto Romano.

 

Ai theksoi se mbajtja e kësaj mbledhjeje është me rëndësi të veçantë, në një kohë ku tensionet në rajon janë në rritje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re