Kryeministri, Edi Rama ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për mediat lidhur me sigtuatën e krijuar pasi Rusia sulmoi Ukraniën me forcat ushtarake. Konferenca u mbajt menjëherë pas përfundimit të takimit virtual mes anëtarëve të NATO-s ku mori pjesë edhe vetë kryeministri Edi Ramma.

Ky i fundit tha se po ndiqte me shqetësim zhvillimet e fundit në Ukrainë duke e përshkruar situatën si tepër serioze dhe të rrezikshme në nivelin ku rusët po kërkonin që të eleminonin fizikisht liderët e Ukrainës. Ndër të tjera Rama tha se do të ndiheshin pasoja të shumta sa i përket energjisë në Europë, si një ndër sektorët që edhe më parë ishte në krizë.

Kryeministri Edi Rama pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s:

Ne i ndjekim me shumë keqardhje këto zhvillime duke pasur në zemër dhe mendje realisht njerëzit në Ukrainë ashtu sikundër edhe lidershipin e Ukrainës që kërcënohet për vetë jetën. Nuk e di a e ndoqët gjatë ditës presidentin Zelensky tanimë i veshur me uniformë ushtarake në fushën e luftës apo edhe ish presidentin i cili gjendej i armatosur në një nga lagjet e Kievit. Është një situatë realisht tragjike por nga ana tjetër është një zhvillim i cili ka sfiduar të gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë dhe të gjithë ngrehinën institucionale të politikës ndërkombëtare duke goditur themelin e saj “Të Drejtën Ndërkombëtare’ dhe ligjin ndërkombëtar. Sot në Samit ka pasur një komunikim intensiv që kemi pasur gjatë këtyre ditëve dhe netëve.

Ndërkohë që mua mu duk e udhës të zhvillonim këtë konferencë të jashtëzakonshme për të folur pak më shumë për ndikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë e cila ndryshe nga shumë vende të tjera të NATO-s nuk ka shumë kontakte ekonomike apo tregtare me Rusinë por sidoqoftë nuk është krejt pa lidhje që të merren masa. Sot është më e qartë sesa dje ajo që ka filluar të ngelet muaj më parë, me krizën e inxhinierëve të energjisë, me rritjen eksponenciale të çmimeve të gazit në bursat ndërkombëtare. Kjo gjë i ka pararendur këtij momenti si një erë drithëruese në shpinën e shteteve ku ndërkohë ka një valë të inflacionit të shoqëruar me rritjen e çmimeve në tërësi si një pasojë e drejtëpërdrejtë të rikthimit të jetës ekonomike pas mbylljes dhe shtërngimit të madh nga pandemia.

Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjithat komunikimet që unë kam pasur me kolegët në vigjilje të këtij takimi çështja themelore ka qenë pikërisht rritja e çmimeve të energjisë që në vendet fqinje ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë.

Ne jemi zotuar që të bëjmë çmos për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë sepse jemi të vetëdijshëm për efektin psikologjik që sjell në tërësi sidomosd për familjarët dhe biznesin e vogël. Për këtë kemi bërë edhe një ndryshim të të gjithë skemës të trajtimit të eksportit dhe importit të energjisë. Deri tani kemi arritur t’ja dalim por me një sforco shumë të madhe.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re