Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri ditën e nesërme në Gjakovë nuk do zhvillohet në kushtet e parashikuara.

edi rama

Sipas Ramës, ky vendim u mor pasi ai ka folur me shefin e diplomacisë evropiane Borrell.

Kreu i qeverisë deklaroi se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të takohen nesër në një format më të ngushtë, me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ku në qender te diskutimeve te jete situara e krijuar.

 

“Ndjesë për këtë orë të pazakonshme, por është një komunikim i jashtëzakonshëm, i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë.

E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borrel, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes për të diskutuar pikërisht lidhur me këtë situate, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin, faktikisht, në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë.

Për fat të keq dhe me shumë keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re