Presidenti i Serbisë  Aleksandër Vuçiç refuzon pjesëmarrjen në samitin e Berdo Brionit në Tiranë. Lajmin e beri publik vete kryeministri Edi Rama në konference me gazetaret nga Sarajeva.

 

Në reagimin e tij shefi i qeverisë është shprehur se askush nuk duhet te shqetesohet për mosardhjen e Vuçiç.

 

“Mendoj se nuk duhet të presim të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, për të pasur modelin tone të zonës Shengen. Nuk më bën sens që jemi kaq mbrapa në komunikim, veprime dhe liri në një hapësirë ku duhet të marrim pjesë, për të pasur një treg më të madh, për të pasur më shumë hapësira e mundësi. BE-ja po bëhet gjithmonë e më shumë si Ballkani, në sensin që është gjithnjë e më pak e parashikueshme. Të investosh në Ballkan tani, në çdo vend të Ballkanit është vendim i mirë.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re