Pedagogu i gazetarisë, Zylyftar Bregu ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News ku ka folur mbi situatën politike dhe ekonomike në vend.

I pyetur mbi komentin e kryeministrit Rama sa i takon raportit të DASH, Bregu u shpreh se duke e konsideruar raportin si “copy-paste”, kreu i qeverisë kishte bërë një “autogol” sepse pranonte që qeveria nuk kishte bërë asgjë ndryshe nga viti 2020.

“Raporti nuk e ka marrë vëmendjen e duhur ose edhe në ato momente që e ka marrë vëmendjen e ka marrë në sensin emocional dhe jo faktik.Po të dëgjosh kryeministrin thotë se raporti ishte copy paste. Kjo për mua është një autogol sepse tregon se qeveria socialiste nuk ka bërë asgjë që prej vitit 2020.

Kryeministri ia del gjithmonë që të devijojë debatin publik. Por po ta shohësh qartë këtu shihet se është një autogol”– u shpreh pedagogu.

Ndër të tjera, Bregu zbuloi se arsyeja kryesore pë të cilën, shtresa e mesme largohej nga vendi ishte “pasiguria juridike”.

“Pasiguria juridike, mungesa e qëndrueshmërisë në punë. Mungesa e garancisë për të marrë hipotekën. Mungesa e gëzimit të një shtëpie se vjen ai tjetri të ndërton një pallat përballë. Këto krijojnë një smog të papërballueshëm tek qytetarët shqiptarë. Kështu ata ndihen të pasigurt dhe vendosin të ikin”– tha Bregu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re