Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se një pjesë prej kontrollorëve që janë ngritur në protestë, janë kthyer në punë.

Në një intervistë në ‘Log’, Rama tha se qeveria dhe Ministria kanë pasur infomacion për këtë protestë, dhe nuk janë kapur ‘gafil’.

Rama shtoi se shumë prej kontrollorëve u janë bindur thirrjeve të ministres dhe kryeministrit dhe nesër nisin punën.

“Ne nuk jemi kapur gafil, kishim informacion për situatën. 

Disa prej kontrollorëve janë dorëzuar, nesër fillojnë punë. Por kjo gjë nuk mbaron këtu. Është një procedurë që do të zgjasë,“- tha Rama.

Nderkohe qe Rama ka nenvizuar se kane mberritur kontrolloret turqw dhe greke, te trafikut ajror, te cilet do te kryejne detyren derisa specialistet e rinj te ekselences shqiptare te shkolluar dhe trajnuar, te pergatiten dhe te kene kohen e punes ne duar qe te marrin situaten ne dore ne Aeroport!

Rama ka mohuar faktin se do te kete shp[enzime nga shteti shqiptar per kontrolloret e huaj, pasi ehste nje ndihme solidariteti!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re