Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka ironizuar krijimin e ministrisë së re, asaj të Administratës dhe Antikorrupsionit, duke thënë se kryeministrit Edi Rama i duhet një “Ministri Korrupsioni” se vetëm aty shkëlqen.

Ndër të tjera, ai shkruan se Rama e meriton ta drejtojë ministrinë  e Korrupsionit dhe mund të hartojë standarde të qarta dhe bashkëkohore te vjedhjes dhe grabitjes shtetërore.

Postimi i Vasilit:

Rama i duhet Ministria e Korrupsionit, se vetem aty ” shkelqen”!

Rama duhej te ngrinte vertet nje Ministri, por Ministrine e Korrupsionit ama.

Korrupsioni ne te gjitha format, trajtat dhe menyrat eshte zhvilluar ne majat e tij nga Edi Rama.

Korrupsioni eshte aq masiv, kapilar dhe i perhapur sa qe Rama s’po e kontrollon dot më.

Te gjitha llojet e korrupsionit gjallojne :Korrupsion me koncesione, tendera,PPP, me Mc Gonigal, inceneratore, rruge,kanale vaditje,AZHBR, zyra, instalacione, koncerte, fake projekte, pemë qe ngulen eshkulen, korsi bicikletash, fasada.

Kumbulla, pjeshka dhe kajsi hahen me shumice pas kurrizit dhe pa dijenine e Rames duke i rene ne qafe atij.

Ne vend qe thesi i Rames te behen edhe me i madh keta ” te poshter” i çojne te njejten pjese atij dhe zmadhojne pjesen e tyre.

Ndaj Edi Rama duhet te ngreje me vrap, me ngut e me nxitim Ministrine e Korrupsionit.

Ashtu siç u be vete edhe Minister i Jashtem kete here duhet te behet vete Minister i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Korrupsionit.

Si Minister i Korrupsionit Ramen nuk do tja haje më kumbullat njeri pas shpine.

Ministria e Korrupsionit mund te hartoje standarte te qarta dhe bashkohore te vjedhjes dhe grabitjes shteterore.

Ministria e Korrupsionit eshte ajo qe qytetaret mezi po e presin.

Ministria e Korrupsionit do te unifikoje te pakten tarifat e vjedhjes se populli u torturua me keto perqindje qe i ve seicili hajdut qeverie sipas qejfit.

Ministria e Korrupsionit eshte shpresa e vetme qe me ne fund Shqiperia te kontribuoje  nje here te vetme edhe per Europen duke e mesuar ate se si te vjedhe çdo gje pa u turperuar dhe pa pyetur per ligje.

Ministria e Korrupsionit eshte mundesia e vetme qe tja heqe korrupsionit emrin e keq dhe ta ktheje ate ne nje gezim te perhershem per qeverine.

Si Mozarti i Korrupsionit Rama e meriton ta drejtoje vete Ministrine e Korrupsionit.

Korrupsioni s’mund te quhet mē kurre veper penale.

Rama si Minister i Korrupsionit duhet te propozoje menjehere ndryshimin e Kushtetutes dhe te Kodit Penal dhe te hiqet ky korrupsioni si veper penale.

Populli po pret.

Keshillimi Kombetar ka nxjerre se 95% e shqiptareve e kerkojne ngritjen e Ministrise se Korrupsionit.

Keshillimi Kombetar ka nxjerre se 99% e shqiptareve duan dhe kane besim se vetem Edi Rama mund te jete Minister i Korrupsionit.

Ta gezojme Ministrine dhe Ministrin e Korrupsionit Edi Rama.

Drejtesi do rehatohet se nuk do merret më me kete korrupsionin.

Media do bjere rehat se nuk do shkruaje per kete.

Parlamenti nuk do ngrere mē komisio hetimore.

Ministria e Korrupsionit eshte gezim shprese dhe hare’.

Jepja popullit kete gezim o Ministri i Korrupsionit Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re