Përveç menaxhimit dhe administrimit të mbetjeve, kryeministri Rama foli në mbledhjen me kryetarët e bashkive edhe për ujësjellësit, për të cilët paralajmëroi se do të flasë më në detaje në javën e ardhshme.

Rama ngriti shqetësimin se ujësjellësit janë kthyer në sektorë punësimi dhe sipas tij, shumë punonjësin e marrin rrogën kot.

“Janë bërë investime të mëdha si për plehrat, si për ujin. 800 milionë euro ka investuar kjo qeveri së bashku me donatorët, të cilat janë fonde të këtij populli dhe humbjet në rrjet dhe trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi, në ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot, ndërkohë që çdo vit rritet borxhi i bashkive, kjo është bërë rutinë”, u shpreh kryeministri.

Më tej, Rama e quajti kriminal administrimin e këtij sektori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re