Skip to content

Rama kritikoi listat e PD-së, i kthehet Basha: Ja kush është psikoterapia më e mirë për ty

Teksa u pyet për komentet negative të kryeministrit Edi Rama për listat e kandidatëve të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i bindur se Rama do ta marrë përgjigjen në 25 prill.

Sipas Bashës, në datë 25 prill do të jëtë psikoterapia më e mirë për Edi Ramën, ditë kjo kur Shqipëria do të shpëtojë nga kryeministri aktual, sipas Bashës.

“Fytyra e Edi Ramës sot fliste vetë. Nuk është përgjegjësia e askujt tjetër që sot ishte si njeriu i varur nga litari i krimit që e mban të varur. Ai është peng i interesave të oligarkisë. Është shkaku kryesor për ngecjen në baltë prej 8 vitesh. Lista jonë është me njerëz me ekspericnë dhe prurje të reja dhe kemi përballë hajdutët e këtyre 8 viteëve dhe që kanë shantazhuar njerëzit. Nuk ka nevojë të bëj më komente. Psikoterapia më e mirë për të do të jetë 25 prilli, dita kur Shqipëria do të shpetojë nga ai dhe dita kur do të fitojë ccdo shqiptar,” theksoi Basha.

(E.H./Faxweb.al)



/faxweb