Skip to content

“Rama kujdeset vetëm për veten”, Basha i kujton premtimet kryeministrit: Tha se do ulte borxhin publik…

BASHA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për borxhin publik duke thënë se Rama kujdeset vetëm për veten dhe bën sërish thirrjen se është koha për ndryshim e shpresë.

Lulzim Basha: Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!

“Vazhdojmë me angazhimin tjetër, deficit dhe borxh publik, nën kontroll”, tha Rama në vitin 2013, por sipas Bashës, borxhi publik u rrit me 3.25 milionë euro.

“Ne kemi një plan konkret. Ne do t’i kthejmë Shqipërisë shpresën”, thuhet në videon e publikuar nga kreu i opozitës. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb