Gjatë vizitës së tij në Egjipt, kryeministri Edi Rama kujtoi lidhjet e përbashkëta që dy vendet kanë me njëri-tjetrin. Duke përmendur emrat e shumë shqiptarëve që kanë jetuar e punuar në Egjipt, sidomos në kohën e Perandorisë Osmane, Rama lavdëroi veçanërisht figurën e udhëheqësit shqiptar të Egjiptit të viteve 1800, Muhamed Ali.

“Egjipti konsiderohej për shumë, si “ëndrra amerikane” e orientit, sidomos në shekullin XIX”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun egjiptian, Mostafa Madbouly.

“Me vizionin e një strategu të rrallë, Mohamed Ali. Lindur në një familje shqiptare, i përfshirë në rangjet më të larta të Perandorisë Osmane dhe praktikues i islamit të mirëfilltë, ai e ndërgjegjësoi vendin për të marrë fatin në duart e veta.

Është një nder dhe që jam këtu e të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë”, tha Rama. “Mes shqiptarëve dhe egjiptianëve do të ketë një rrugë të përbashkët drejt së ardhmes”, vijoi ai.

Muhamed Ali Pasha ishte “de facto” sundimtar i Egjiptit nga viti 1805 në vitin 1848, dhe konsiderohet si themeluesi i Egjiptit modern. Si një komandant shqiptar në ushtrinë osmane, ai u dërgua në Egjipt nga Perandoria për të çliruar vendin e pushtuar nga Napoleoni. P

asi ia doli, ai arriti të shpallej Vali i Egjiptit në vitin 1805 dhe në kulmin e pushtetit të tij sundoi mi Egjiptin, Sudanin dhe disa pjesë të Gadishullit Arabik. Pas disa betejash kundër Perandorisë Osmane, në vitin 1842, ai siguroi trashëgiminë e drejtimit të vendit edhe për pasardhësit e tij. Dinastia që ngriti do të drejtonte vendin deri në revolucionin e vitit 1952, kur Mbreti Farouk u rrëzua nga Mohamed Naguib, i cili u bë president i Egjiptit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re