Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të gjitha mediat të heqin brenda 24 orëve reklamat e basteve sportive dhe të lojërave të fatit.
 
Rama shtoi se nga 1 janari 2019 nuk do të ketë asnjë qepen të ngritur të kazinove dhe basteve në zonat urbane.
 
Kryeministri Rama doli para mediave për të ndarë me publikun disa vendime te fundit te qeverisë.
 
Sallë operative për monitorimin e situatës në burgje. Duam q ëtë dënuarit për veora terroriste të izolohen plotësisht nga të tjerët. Po ashtu edhe të dënuarit për vepra penale duhet të kenë kontakte të rralla me të dënuarit e tjerë. Ai shtoi se qeveria është e angazhuar që ta ngreje nivelin e sigurisë në burgje si asnjëherë më parë.
 
Kreu I qeverisë premtoi se po punohet shumë për të ofruar siguri dhe rregull në ambjentet mësimore. Sipas tij, po bëhet një punë e mirë që në bashkëpunim me shkolla, prinderit dhe nxenësit të hiqet përdorimi I celulareve në shkolla, Po ashtu një pikë e rëndësishme është edhe funksionimi sa më I mirë I projektit pilot për të vendosur në cdo shkolle një officer policie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re