Skip to content

Rama ‘kyç gojë’ për arrestimet në MB, merret vetëm me pandeminë dhe nisjesn e fushatës së vaksinimit shtëpi më shtëpi

rama2

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook  ka bërë me dije se që prej ditës së sotme do të nisë plani për vaksinimin e popullatës në shtëpi, duke i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet afër vendbanimit të tij.

Postimi i plotë: Prej sot vaksina ju vjen në shtëpi me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit

Teksa kanë kaluar shumë orë nga operacioni i arrestimeve në Ministrinë  e Brendshme, Rama nuk ka zgjedhur të bëjë asnjë koment. Reagimi i parë për sot është në lidhje me planin e vaksinimit që do të kryhet në shtëpi.

/faxweb