Kryeminstri Edi Rama lajmeroi ne menyre te papritur nje konference per shtyp mbremjen e kesaj te marte ne oren 19:30.

 

Ndonese nuk ka asnje informacion mbi ceshtjen te cilen Rama do te trajtoje ne daljen e palajmeruar per mediat, mediat ne Kosove shkruajne se kreu i qeverise shqiptare mund te kete nje qendrim te rendesishem ne lidhje me Kosoven.

 

Me konkretisht, mediat ne Prishtine, aludojne se kryeministri Rama mund te sqaroje ne daljen e papritur para opinionit publike,  nje anulim te mundshem te mbledhjes se perbashket te dy qeverive e cila sipas programit duhet te mbahet te merkuren me 14 qershor ne Gjakove.

 

Zyrtarisht dy zyrat e selive qeveritare nuk kane dhene komente ne lidhje me lajmin e publikuar ne mediat e Kosoves.

 

Se fundi , kreu i qeverise shqiptare Edi Rama nuk i ka kursyer qendrimet kritike ndaj homologut Kurti ne lidhje me menyren sesi ky i fundit ka menaxhuar situaten ne veri te Kosoves ku tensionet kane qene te konsiderueshme mes komunitetit serb dhe autoriteteve te Prishtines zyrtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re