Kryeministri Rama ka njoftuar rritje pagash në disa sektorë në datën 1 prill të vitit të ardhshëm, ku, duke e komentuar këtë datë “si përrallash”, tha se me të lidhen dhe zhvillime pozitive.

“Kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë, 10%. Në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrojtjes në një masë që do të variojë sipas kategorive 5-7%”, tha Rama.

Kujtojmë se me 1 prill 2013, PS dhe LSI lidhin aleancë mes tyre, gjë që çoi në rrëzimin e qeverisjes Berisha pas 8 vitesh.

E gjitha kjo ndodhi pas një përplasjeje të madhe mes tyre, ku u përjetua një ndër armiqësitë më të thella brenda së majtës.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re