Skip to content

Rama largohet duke qeshur i shoqëruar nga Demo, Braçe mban kokën me dorë, Spiropali nxiton të ikë. Bardhi hedh bidonë uji, Balliu i bie borisë së kamionit – Çfarë ndodhi gjatë votimit të “Territoriales” (FOTO)

4db658f2 d42a 4ed7 b8d5 e2bfdfe628d0

Votimi i Reformës Territoriale në Kuvend u shoqërua me momente tensioni dhe skena të pazakonta në sallë.

Kryeministri Edi Rama u largua duke qeshur i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe kreu i Kuvendit Niko Peleshi, Erion Braçe u pa me kokën të mbështetur në dorë, ndërsa Elisa Spiropali nxitoi të largohej.

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi hodhi bidonë uji, ndërsa deputeti Klevis Balliu buçiste një bori kamioni duke krijuar zhurmë në sallën e Kuvendit.

Mazhoranca miratoi me 85 vota pro Reformën Territoriale, ndërsa 34 vota të opozitës ishin kundër.