Kryeministri Edi Rama në Komisionin Hetimor tha se nuk ka folur asnjëherë për lekë me ish-ministrin Lefter Koka tashmë i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Rama tha se “është për të udhëhequr dhe të pastrojë me Shqipërinë”.

Ky është një revolucion që nuk e ndalni dot me komisione hetimore, as me afera që i ngrin lart. Prokuroria nuk duhet të ketë asnjë kujdes, duhet të hetojë çdo gjë, dhe kushdo qoftë që mund të ketë bërë çfarëdoqoftë për të përfituar, do të përballet vetë. 

Këto gjëra janë të ndara, nuk janë ndarë sot, por janë ndarë në ditën kur ministrat e mi marrin dekretet. Karrigen ku je ulur e ke nga unë, detyrën do ta mbash vetë. Kaq, secili të bëjë detyrën dhe punën. Unë jam këtu për të udhëhequr dhe të pastrojë Shqipërinë. 

Për të nxjerrë lekë nga plehrat, është krim. Kush e bën dhe kush e ka bërë ka përgjegjësi vetë. Në këtë pikë unë di të them, që me ministrat e mi përfshirë dhe Lefter Kokën unë kam punuar për këtë punë dhe nga gjithë bashkëpunimi me Lefter Kokën, nuk më ka folur për lekë, as ka dëgjuar nga unë asgjë tjetër përveçse të bëhet puna”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re