Juristi Redi Ramaj i ftuar në studion e lajmeve në “Panorama TV” komentoi edhe vendimin e qeverisë për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Sipas tij vendimi është i nxituar pasi Shqipëria ende nuk i ka kapacitetet për të miratuar ligje të tilla.

Ramaj ngriti disa pikëpyetje në lidhje me mënyrën si do të funksionojë ky ligj. Si do mbillet, kush do ta mbjellë dhe kush do ta përpunojë.

Po ashtu Ramaj u shpreh se ky ligj duhet të diskutohet me grupet e interesit.

“Unë e dëgjova sot si rast, që kishte kaluar në parlament. Me duket e nxituar. Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të miratuar të tilla ligje. Se çfarë do të thotë kanabis mjekësor këtu, kur të gjithë duke përfituar nga ky ligj

Ka pasur vende të tjera që nuk kanë arritur ta kontrollojnë dot, Nuk e ndajnë është kanabis për përdorim personal apo mjekësor.

SI do mbillet, kush do ta përpunojë kompanitë shqiptare apo të huaja.

Ne jemi primitivë dhe nuk mund të kontrollojmë një veprimtari të tillë. Mendoj se sot me gjithë këto incidente ka futur edhe këtë ligj qeveria.

Duhet patjetër të diskutohet me grupet e interesit dhe a është e lejueshme të përdoret si recetë mjekësore?! Kjo duhet diskutuar. Unë nuk e di në kemi specialistë për ta trajtuar kanabisin si trajtim mjekësor. Ne kemi vështirësi me medikamente normale”, tha Ramaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re