Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se lufta në Ukrainë nuk rrezikon të përfshijë edhe Shqipërinë ushtarakisht.

Në një konferencë për shtyp, Rama deklaron se shpërthen Lufta e Tretë Botërore, nuk mund të evitohet.

“Është e vërtetë që Shqipëria, sanksionet e saj janë irrelevante në aspektin e volumit. Nuk është Shqipëria që vendos sanksione ndaj Rusisë, por aleanca që bie dakord. Shqipëria është pjesë e kësaj aleance dhe i përqafon vendimet e aleancës. Të njëjtën gjë bëjnë venet që janë të lidhura me aleancën, siç është Kosova.

Kështu që ne besojmë hulumtimi që kemi bërë që nuk do të kemi efekte shumë shqetësuese. Sigurisht që është luftë, nuk është dokumentar apo ngjarje që ndodh në nëj continent tjetër. SHumë vende të BE kanë shumë aktivitet në Rusi.

Do të thotë që këto sanksione shkaktojnë shtrëngesa në ato vende, por dhe të vendeve të tjera në marrëdhënie me to. Është njësoj si ajo që diskutonim në diskutimet kur bëra lajmërimin e asaj për krizën e energjisë. Interpretimet ishin të ndrshme. Kur filluan muhabetet që ne prodhojmë energjinë vetë.

Kam vënë re nga komentet që njerëzit e zakonshëm në momente të tilla. Edhe nga çfarë kemi pyetur dhe çfarë kemi mbledhur opinione në anketime që bëjmë vazhdimisht, janë shqetësuar që kjo luftë mund të vijë në Shqipëri dhe ne nuk kemi avionë e raketa. Shqipëria nuk është në NATO- një vend anëtar për të pasur raketa.

Por ka një sërë prioritetesh të veta. Te koordniuara me aleancën. Ka sot investime që po kryhet për një bazë ajrore të NATO-s. Do kemi avionet e NATO-s, nuk ka shqetësime. Sigurisht që nëse Lufta e Tretë Botërore shpërthen, nuk e evitojmë dot as nuk parashikojmë dot që kur dalim nga shtëpia ndodh diçka” – tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re