Pas përfundimit të mbledhjes që u zhvillua sot në Shkodër, kryeministri Edi Ram doli në një konferencë për mediat.

Gjatë fjals së tij Rama dhe se disa bashki kanë diferenca që të lënë për të dëshiruar në performancën e tyre. Për këtë arsye ai tha se duhen bërë disa rivlerësime.

Lexo edhe :Related Posts

Gjithashtu kryeministri ceku edhe nivelin e pagave në bashkitë e vendit. Rama dhe se është e domosdoshme që të kete rritje pagash per punonjësit e  bashkive të e vendit. Rama u shpreh se do të ketë vetëm 2 nivele nga 5 që kanë qenë sa i takon pagesave. Kjo sipas tij jep mundësinë që bashkitë të punësojnë specialistë me paga të konsiderueshme.

Edi Rama: Jemi në nevojën e madhe të rritjes së ritmit të përshpejtimit të procesit të modernizimit të qevrerisjes në të dyja niveletedhe rritjes së cilësisë të kapitalit njerëzor. Diskutuam një sërë temash. Ministri i Pushteti Vendor ka bërë një parashtrim duke u nisur nga komenti për reformën adminsitrative territoriale, tregoi qartë që ka qenë gjëja e duhur, por nga ana tjetër këmi disa sfida:

Sfidën e përafrimit të perormancës të njesive të pushtetit vendor me mbështetjen nga qeveria. Sfidën e një mesatareje të arsyesshme të performancës së mesatares të bashkive, ka nivele performance me diferenca nga një herë të forta.

Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive, sepse janë të ndara në 5 nivele, duke u bazuar te nr i banorëve. Ne do të kalojmë në dy nivele dhe do bëjmë një rritje të pagave, me mundësitë e shpërblimit të punonjësve, në mënyrë që ajo që sot po përjetojnë një pjesë e bashkive, kryesisht ato më të vogla…do bëjmë një rritje të pagave në mënyrë që ato që po përjetojnë bashkitë e vogla që nuk arrijnë të punëosjnë specialistë të caktuar për shkak të pagave të ulëta.

Kemi pas një diskutim në nëntë tryeza dhe këto nëntë tryeza do të jenë të vazhdueshme, por virtuale, ku ministrat që drejtojnë tryezat bashkë me kryetarët e bashkive që do të regjistrohen sipas nevojës së tyre do të vazhdojnë të diskutojnë dhe një nga tryezat do të merret pikërisht me këtë në bashkëpunim me ta.

Kemi Sfidën e një mbledjeje më uniforme të taksës së pronës. Në një numër bashkish kjo thuajse nuk ndodh fare. Te taksa e pastrimit bashki me rezultate të mira, dhe ca që lënë shumë për të dëshiruar. Diskutuam edhe domosdoshmëreinë e një qasje të re të bashkive për pyjet

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Shkodër kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e pushtetit lokal për të diskutuar situatën në 61 bashkitë e vendit. Në  takimin që u zhvillua në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, përveç drejtuesve socialistë të pushtetit lokal morën pjesë edhe kryetarët e bashkive që fituan në 14 maj me koalicionin “Bashkë fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha.

Kryetarët e Hasit, Mirditës, Pukës, Fushë-Arrëzit, Memaliajt e Kavajës ishin  pjesë e takimit me kryeministrin Edi Rama. I vetmi kryetar i zgjedhur i bashkisë që mungoi ishte Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash, por Himarën e përfaqëson në këtë takim kryetari i bashkisë në detyrë Jorgo Goro.

./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re