Kryeministri Edi Rama vijon takimin elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit në jug të vendit.

Gjatë takimit me banorët e Konisplit shefi i qeverisë kishte edhe një mesazh për të gjithë ata burra në bashkitë e djathta, të cilët u përfshinë në sherr me Policinë e Shtetit në disa KZAZ.

Ai shtoi se ata që kanë ngatërruar detyrën me rrugën qorre do të përballen me masën e pëjashtimit nga administrata publike.

“Ata thonë se duhet të na provoni se ju jeni shteti i së drejtës dhe duhet të veproni. Imagjinoni sikur katërshja (Iliri Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika kryemadhi) ta pranojë këtë, katërshja që po e bën këtë gjurulldi, si mund ta pranojë këtë rrugë për të shkuar si cjapi tek kasapi.

Ky është një popull imagjinar i krijuar sa nga halli dhe sa nga presioni. 

Në të gjitha bashkitë që drejtojnë demokratët dhe ku pas 30 qershorit, asnjë grua nuk do të lëvizet nga puna dhe të gjithë ata burra që kanë ngatërruar detyrën me shërbimet qorre, ata duhet të kanë frikë jo se do të ikin nga puna, por nuk do të hyjnë më kurrë në administratën publike. Ata ëndërrojnë që të vriten njerëz. 30 qershori është një moment shumë i rëndësishëm. Luli thotë t’i marrë të gjitha pa garë, t’i marrë të gjitha pa garë, por do marrë Ndoc Rrokun”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re