Në fund të fjalës së tij para nënshkrimit të kontratave për 10 familjet e Kombinatit që do të futen në banesë të re, kryeministri Edi Rama thumboi partinë Demokratike në lidhje me grumbullimin e qytetarëve në hapje të fushatës.

Ai u shpreh se shpreson që mitingun mbyllës, PD të mos përfundojnë duke e bërë te “Shefqet Ndroqi”.

“Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës. Shpresoj që të mos përfundojnë të bëjnë mitingun e mbylljes te Shefqet Ndroqi.

Fëmijët nuk votojnë, prandaj të rriturit kanë detyrimin e dyfishtë të votojnë për veten dhe fëmijët që u duhen shkolla si ato që po ndërtojmë ne.

Nuk u duhen shkolla që lëvizin sa fryn era dhe iu futet uji brenda, Nuk kanë derë dhe nuk kanë xhama.

U zgjata pak jashtë planit por jam i frymëzuar sot pasi sot është një ditë shumë e bukur për mua.

Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të mendosh se ke pasur një kontribut në lehtësimin  për shumë gjyshër dhe gjyshe”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re