Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të nënshkruajë një marrëveshje me qeverinë franceze për themelimin e Agjencinë Franceze të Zhvillimit në vendin tonë.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama njoftoi se të gjitha mjetet financiare që vë në dispozicion Agjencia do kenë fokus kryesor dhe prioritet emergjent situatën post-katastrofë.
“Presidenti i Francës është angazhuar personalisht për ti dhënë një shtysë të fortë kësaj agjencie ne funksion të rritjes së bashkëpunimit në kuadër të programeve për investim në vendin tonë. Por tani më me fokus kryesor dhe prioritet emergjent situatën post-katastrofë. Natyrisht që kjo marrëveshje shkon përtej kësaj situate por të gjitha mjetet financiare që vë në dispozicion Agjencia deri kur të jenë kuruar dhe shëruar plagët e mëdha që ka hapur tërmeti do adresohen vetëm në këtë drejtim.”
