Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka mbajtur edhe fjalën e tij përmbyllëse Ministerialin e OSBE, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të kësaj organizate. Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka falenderuar të gjithë bashkëpuntorët gjatë këtij viti bashkëpunimi në krye të OSBE-së.

Rama ka thënë se edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.

“Gjithçka ishte kundër nesh. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE”, ka thënë kryeministri Rama.

Rama nëdër të tjera në fjalën e tij përmbyllese në kreu të OSBE-së ka theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë pjesë e trojkës.

“OSBE është një platformë që mund të dëgjohesh, është një organizatë që nevoja për konsensus e bën të brishtë por dhe të fortë, është një organizatë që ka një vend në botë dhe meriton të vlerësohet njëlloj si anëtarësia jonë në NATO apo në BE, ne bëjmë një punë të shkëlqyer atje ku të tjerët nuk munden apo nuk duan të përfshihen. Këtu përfundon udhëtimi i kryesisë sonë, bëj urimet  më të mira Suedisë dhe Anës për vitin tjetër asaj ju desh që të largohej dhe në emër të saj do e marrë ambasadori. Ju garantoj se do të jemi pjesë e trojkës dhe do ju ndihmojmë gjithmonë”, është shprehur Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re