Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën e fundvitit me gazetarët. Në fillim të fjalës së tij, kryeministri tha se kriza energjetike që ka përfshirë Europën pritet të nda ndikojë edhe ne duke theksuar se ka një projeksion që të përfundojë në qershor të vitit 2022, megjithatë sipas tij ende kjo nuk është tërësisht e qartë.

Kryeministri theksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit për konsumatorët familjarë, pavarësisht krizës energjetike në Europë, ndërsa konfirmoi se do të ketë një paketë ndihme edhe për bizneset që iu është kërkuar që të dalin në tregun e lirë për të blerë vetë energjinë. Sipas Ramës, kjo do të bëhet për të mos lejuar rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tyre.

Kreu i Qeverisë theksoi se së fundmi çmimi i energjisë ka shkuar në 450 euro për megavat, në një kohë kur vitet e shkuara ishte 85,95, apo maksimumi 120 euro.

“Nga ta nis. E udhës ta nis për një fakt për krizën energjitike globale që po sfidon të gjitha shtetet. Një dallgë të çmimeve që kanë arritur në 450 euro për mega vat. Në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme kemi lëvizur në mesatare prej 100 euro për megavat. Nga 85-95-deri në 120 por jo 450 euro. Kjo krizë që e kam paralajmëruar disa kohë më parë. Dhe paralajmërimi u komentua si fals. Nuk duket se ka fund të qartë. Është folur për qershorin por askush nuk mund ta konfirmojë këtë fakt. Krizë shkon nga gjeopolitika tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Në ndërkohë që vendet kanë rritur çmimet për konsumatorin apo po rrisin çmimin, ne kemi idenë që të bëhemi mburojë për konsumatorin dhe biznesin e vogël. Po zhvillojmë një dëgjesë me disa përfaqësues që janë të lidhura me tensionin e mesëm. Dhe do kishte një rritje eksponenciale të çmimit. Po përgatisim një skemë lehtësuese.” tha Rama.

Kryeministri është ndaluar edhe tek kriza energjitike që ka “mbërthyer” Kosovën sipas tij. Ai ka thënë se i qëndron ides që sado pak të ketë Shqipëria duhet ta ndajë me Kosovën.

“Sepse e kemi adresuar krizën me një reformim të skemës së furnizimit. Deri tani jemi besimplotë që deri në qershor, ku parashikojmë një efekt pa qenë të saktë. Do vazhdojmë ti mbrojmë konsumatorët familjarë. Qeveritë gjykohen për atë që ndodh, por në afat mesëm vlerësohen edhe për atë që nuk do lejohet të ndodhë. Mos lejimi i kësaj dallge që të bie mbi familjarët dhe bizneset e vogla. Mjafton të shikoni Kosovën. Që është nën kthetrat e një krize që për arsye objektive sipas meje. Duhet të zgjedh me kushtet drastike.”

“Ti japim Kosovës që dy ditët që janë festë të kenë furnizimi të pa ndërprerë. Nuk është e lehtë. Por mendoj dhe besoj që në segëlldira të mëdha duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi.” tha Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re