Skip to content

Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh

IMG 3597

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur tashmë në Aeroportin “Nënë Tereza” dhe pritet që të japë mesazhin e rëndësishëm për shqiptarët, por jo nga konferenca me gazetarët.

Rama vetë e ka paralajmëruar se do japë mesazh me rëndësi, pas kthimit nga SHBA-të, ku mbajti dhe fjalën e tij në OKB.

Pritet që Rama të komentojë arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.

Megjithatë, nuk ka njoftim zyrtar se për çfarë pritet të flasë saktësisht kreu i qeverisë.