Kreu i qeverisë Edi Rama do të niset sot në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku në fokus të takimeve, pritet të jetë përballimi i pandemisë së Covid 19 si dhe procesi i Integrimit të vendit.

Rama pritet që të takohet dhe me kancelaren Angela Merkel, në cilësinë e kryetarit te OSBE-së.

Kjo vizitë e Ramës në Gjermani, vjen pas asaj në Turqi dhe në Greqi, ndërkohë që kreu i qeverisë pritet të mungojë në seancën e sotme që po mbahet në Kuvend.

Gjatë vizitës në Turqi Rama u prit në rezidencën verore të Erdogan, ndërkohë që në Greqi nuk la pa u pëmendur as pretendimi i Athinës zyrtare për zgjerimin në detin Jon për të cilin tha se do ti drejtohej një pale të tretë ose gjykatave ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re