Kryeministri Rama u takua me një grup nga ekupiazhi i përzgjedhur që do shërbejë në Air Albania, kompania e re ajrore shqiptare që nis fluturimet e para pas disa ditësh, krijuar në partneritet me Turkish Airlines. Rama tha se Air Albania do jetë një mekanizëm i fuqishëm në motorin e ekonomisë shqiptare. Ndërsa duke u ndaluar në detaje, Rama tha se avionët e Air Albania-s do jenë nga modelet nga më të fundit që nuk i ka askush në rajon.

“Do kontribuon në uljen e çmimeve marramendëse”, theksoi Rama, duke theksuar më tej se Air Albania do jetë e pranishme me fluturime jo vetëm në Europë por dhe në hapësirat transoqeanike

“Prania e Turkishit është një garanci e madhe”, theksoi shefi i qeverisë.

“Do jetë një faqe e re dhe historike për aviacionin tonë”, shtoi më tej ai.

Rama foli dhe për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke veçuar se do ketë kapacitet të ngjashëm me Rinasin, madje dhe me më shumë shërbime

Ndërsa për aeroportin e Kukësit tha se do ketë mundësi fluturimesh low cost.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re