Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka thënë se rritja e numrit të testeve nuk është qëllim i komitetit të Task-Forcës. Bino tha se testet bëhen për ata që janë të prekur dhe për ata që janë të dyshuar.

“Rritja e numrit të testimeve nuk është një qëllim në vetëvete. Ne gjurmojmë ata aë janë të prekur dhe ata që janë të dyshuar. Ne i kemi të gjitha mjetet teste dhe kapacitetet. Kjo është ajo që mendoj unë. Rritja e rasteve ka qenë graduale dhe e qëndrueshme”, u shpreh Bino.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re