Në një darkë informale kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur  drejtorët e qarqeve të policisë.

 

Takimi është zhvilluar zonën e ish-bllokut në vilën 30 ku ishin prezent edhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

 

Rendi dhe siguria, por edhe goditja e grupeve kriminale mendohet të ketë qënë tema e takimit mes tyre.

 

Megjithatë kohët e fundit politika dhe policia kanë patur disa pika të nxehta që ende nuk kanë marrë zgjidhje si çështja e ervis martinajt, 500 mijë eurot të gjetura në banesën e pastrueses rozeta dobi, apo dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë të financave.

 

Nga ana tjetër, lideri demokrat Sali Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social ku shkruan se ky takim është në shkelje të statusit të policisë dhe se kjo darkë po përdoret për qëllime elektorale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re